Tentoi të vjedhë banesën në kryeqytet, hajduti e pëson keq
Një 32 vjeccar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka tentuar të vjedhë një banesë në Kamëz.
G.D. kishte hyrë për të vjedhur në shtëpinë e shtetases A.L. , por kjo e fundit e ka diktuar dhe ka lajmëruar policinë.

33 vjeccari akuzohet për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë”.
Kamëz/Tiranë

Hyn në një banesë për të vjedhur, por diktohet nga pronaria e banesës e cila njofton Policinë.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë është vënë në pranga autori.

Shërbimet e Komisariatit Nr.5, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

G. D., 32 vjeç, banues Babrru/Kamëz.

Ky shtetas në rrugën “Halit Haxhia” kishte hyrë për të vjedhurbanesën e shtetas A. L., 33 vjeçe, e cila sapo ka parë të riun ka njoftuar policinë. Me marrjen e njoftimit shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në adresën e dhënë ku kanë konstatuar brenda në banesën e shtetases A. L., 32-vjeçarin të cilin e kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë”.

Shtuar më 06/09/2019, ora 13:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori