Tentoi të trafikonte 26 emigrantë, arrestohet 21 vjçari në Greqi
Një 21-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke mbrëmjen e djeshme, në Selanik. Mediet e huaja raportojnë se shqiptari kishte tentuar të kalonte në mënyrë të paligjshme 26 emigrantë me origjinë nga Pakistani dhe Bangladeshi.

Policia njofton se pas pikasjes nga policia e Selanikut, 21-vjeçari">21-vjeçari shqiptari braktisi fugonin, me të cilin ishte duke udhëtuar dhe kishte tentuar të largohej.

Mësohet se 21-vjeçari">21-vjeçari shqiptar merrte 2,000 euro për trafikimin e çdo emigranti të paligjshëm drejt Selanikut.


Shtuar më 01/09/2019, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori