Tentoi të largohej nga spitali, Shullazi shoqërohet në polici
Teksa ndodhej i shtruar në spital prej mbrëmjes së djeshme, Emiljano Shullazi ka kërkuar që të largohej, por nuk është lejuar. "Ora News" bën me dije se ai është shoqëruar në polici, për "armëmbajtje pa leje".

Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat Emiljano Shullazin, në lidhje me akuzën për "armëmbajtje pa leje". 36 vjeçari ka tentuar paraditen e sotme që të largohej nga Spitali i Traumës, ku ndodhej i shtruar pas atentatit të bërë ndaj tij dhe mikut Gilmando Dani, pranë mbikalimit të Kasharit.

Pavarësisht se ishte i plagosur, Shullazi kishte nisur procedurat për t’u larguar nga spitali me dëshirën e tij, por nuk është lejuar. /albeu.com/

Shtuar më 06/01/2015, ora 13:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori