Tentoi të largohej nga Shqipëria pas tmerrit në Bllok, kush është komandoja i arrestuar
Janë zbardhur detaje të reja sa i takon ndalimit të Gledo Hotit në pikën kufitare të Kakavijës.

Ai dyshohet se ka qenë i pranishëm në lokalin ku ndodhi vrasja mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Dyshimet e grupit hetimor janë se 37-vjeçari ka konsumuar veprën penale të moskallëzimit të krimit.

Ndërkohë ai mendohet se po përpiqej të dilte nga Shqipëria.

Konflikti mes dy grupeve degjeneroi në të shtëna me ramë zjarri, nga të cilat mbeti i vdekur Fabian Gaxha 28 vjeç dhe u plagosën Ervis Martinaj 36 vjeç e Eljon Hato 28 vjeç, të tre nga i njëjti grup.

Në kërkim, janë shpallur Ervin Mataj 31 vjeç, Fabio Alushi 42 vjeç dhe Melviol Bilo, 41 vjeç, të cilët jen shpallur në kërkim policor. Të tre, sipas një rindërtimit paraprak të ngjarjes nga grupi hetimor, ishin në një tavolinë. Me ta dyshohet se qenë edhe Geldo Hoti, personi i shoqëruar sot.

Mes dy grupeve pati shkëmbi zjarri, njoftoi zyrtarisht Policia.

Personi që vrau Fabian Gaxhën është Melviol Bilo.
Shtuar më 05/10/2018, ora 22:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori