Tentoi të korruptonte policin me 10 euro, e pëson shoferi
Policia rrugore në kryeqytet ka arresuar një shofer i cili është kapur në gjendje të dehur dhe ka tentuar të korruptojë punonjësit.

Blutë kanë ndaluar në rrugën “Isuf Elezi” shoferin pasi po udhëtonte në mënyrë të çrregullt. Nga verifikimi ka rezultuar se shtetasi E. B. po drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 1.10 mg/l testi i parë dhe 0.91 mg/l testi i dytë.

Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit iu ka ofruar punonjësve të Policisë Rrugore një kartëmonedhe me prerje 10 euro, me qëllim shmangien e penalizimit për shkeljen e kryer.

U arrestua E. B., 43 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Shtuar më 03/12/2020, ora 11:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori