Tentoi të korruptonte një gjyqtare, arrestohet i kërkuari
Policia e Tiranës ka ndaluar shtetasin Enver Disha 48-vjeç, banues në Tiranë. Policia bën me dije se ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Sipas policisë, nga hetimet e kryera, dyshohet se ky shtetas ka tentuar të korruptojë gjyqtaren për të dhënë një vendim gjyqësor në favor të një të dënuari në IEVP – në e Rogozhinës.

“Specialistët e Hetimit të Korrupsionit pranë D.V.P. Tiranë kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim Enver Disha, për arsye se: Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin e datës 29.06.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të lartë publikë, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 319 / 25 i Kodit Penal”- njofton policia. /albeu.com/

Shtuar më 12/07/2017, ora 13:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori