Tentoi të hynte në Shqipëri me pasaportë franceze false, arrestohet i riu
Ndalohet nga policia kufitare në aeroportin “Nënë Tereza”, një person i kapur me pasaportë false. Pasditen e kësaj të enjteje u arrestua shtetasi turk U. S.,19 vjeç, për veprën penale

“Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose vizave”.

Kjo pasi i riu ka hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë. Nga kontrolli i ushtruar në dalje të Rinas, Policia Kufitare i gjeti një pasaportë franceze e dyshuar si e falsifikuar.

Shtuar më 09/08/2019, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori