Tentoi të helmonte vjehrrën, zbardhet dëshmia e nuses 19-vjeçare
Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Durrës. Një 19-vjeçare">19-vjeçare ka tentuar të vrasë vjehrrën e saj duke i dhënë kos me helm.

Policia direkt pas ngjarjes ka shoqëruar në polici nusen 19-vjeçare">19-vjeçare e cila kishte vetëm 4 muaj e martuar me bashkëshortin i cili jetonte në Greqi momentalisht.

Policia ka marrë në pyetje nusen per te zbardhur rrethanat dhe shkakun e veprimit ekstrem.

Mësohet se vajza vetëm 19 vjeç ka deklaruar në polici se vjehrra e saj e rrihte dhe prandaj nuk duronte dot më.

Njoftimi i policisë

“Elda Tanushi 19 vjeçe, banuese në Likesh, Shijak. Më datë 01.07.2017, ka bërë kallzim shtetësia A. S. 42 vjeçe, banuese në Likesh, Shijak, pasi më datë 30.06.2017, në banesën e saj, në Likesh, Shijak, nusja e djalit ka tentuar ta vrasë (helmojë) duke i hedhur në një gotë me kos një sasi helmi që përdoret për insektet (Akravil)”- njoftoi me heret policia e Durresit. /albeu.com/

Shtuar më 02/07/2017, ora 12:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori