Gjendet një fëmijë të humbur në Burrel, Policia kërkon ndihmë për t’i gjetur prindërit

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me disa qytetarë, në dalje të qytetit të Burrelit kanë gjetur në rrugë një fëmijë i moshës 5-6 vjeç, i cili nuk jep të dhëna as për emrin dhe as për familjen e tij.

Policia thotë se fëmija është akomoduar në Komisariatin e Policisë Mat, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ftojmë qytetarët të na ndihmojmë në identifikimin e tij apo të familjarëve të tij./albeu.com


Shtuar 5.01.2022 14:03

Tags: ,