Zbulohet ara me kanabis në Zallbastar, arrestohet 48-vjeçari, nën hetim i vëllai (VIDEO)

Policia ka vënë në pranga një  48-vjeçar nga Kamza pasi nga kontrollet i është zbuluar një arë me kanabis. Gjithashtu është vënë nën hetim vëllai i tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Kontrolle intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kodër Lucë”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4.

Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Zallbastar.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, procedohet në gjendje të lirë vëllai i tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në fshatin Zallbastar ishin kultivuar bimë narkotike kanabis, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kodër Lucë”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A. H., 48 vjeç, banues në Kamzë, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë vëllai i tij, shtetasi T. H., 42 vjeç, banues në Kamzë.

Shtetasi A. H., në bashkëpunim me shtetasin T. H., dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në vendin e quajtur “Kodër Lucë”, në fshatin Zallbastar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com