Tentoi të grabiste bankën në Lushnjë, kush është ushtari profesionist
Pëlqej
Një person tentoi të grabisë ditën e sotme një bankë të nivelit të dytë në Lushnje.

Ai u eviddentua në kohë, dhe u kap por më parë qëlloi disa herë me armë drejt derës së bankës.

Mësohet se i riu i cili tentoi grabitjen është një 25 vjeçar i quajtur Olcion Muço i cili aktualisht është ushtar në detyrë.

Sakaq, grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën me të cilën u tentua të vidhet banka, maskën, dhe 1 kapuç. Gjithashtu, në vendngjarje u sekuestruan 8 gëzhoja pistolete TT, të cilat dyshohen se janë qitur nga pistoleta e autorit. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2018, ora 23:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori