Tentoi të grabisë bankën me thikë, 24-vjeçari nga Durrësi flet në polici
Pak ditë më parë një i ri tentoi të grabisë një bankë në Durrës.

Sipas Policisë, shtetasi Kreshnik Margjoni u fut dhe kërcënoi arkëtaren me një thikë që mbante në dorë. Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme, në një filial që ndodhet në afërsi të stacionit të trenit.

Pa marrë parasysh faktin që banka survejohej nga kamera sigurie dhe mund të identifikohej shumë lehtë nga punonjësit, 24-vjeçari u fut i pamaskuar dhe vetëm me një thikë në dorë, shkruan Panorama.

Nën kërcënimin e armës së ftohtë, ai ka shkaktuar terror te personeli, por edhe dhjetëra qytetarë që prisnin për të kryer procedura të ndryshme.

Sipas dëshmitarëve, sapo i riu është futur në ambientet e brendshme, ai nxori thikën që fshihte në xhep dhe iu afrua arkëtares duke i kërkuar asaj t’i dorë- zonte paratë, shkruan Panorama.

Ai kërcënoi edhe punonjësit e tjerë se nëse do të guxonin të afroheshin për të ndërhyrë, ai do ta qëllonte arkëtaren. “Futi në qese të gjitha paratë që ke këtu gjendje në arkë dhe m’i jep.

Shpejt, të gjitha parat녔, është dëgjuar të thërrasë autori. Por ndërkohë, punonjësit e tjerë kishin shtypur butonin e alarmit. Vetëm pas pak çastesh, në vendin e ngjarjes mbërritën një numër i lartë forcash policie, të cilat rrethuan objektin dhe zhvendosën qytetarët që ishin kuriozë të shikonin se çfarë po ndodhte.banka

Në momentin që mori qesen me lekë (rreth 1 milion lekë të vjetër) dhe po tentonte të dilte përjashta, dy efektivë të Policisë së Rendit e neutralizuan atë menjëherë. Ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

“Më datë 13.04.2018, rreth orës 11:10 në lagjen Nr.4 Durrës, në ambientet e një banke të nivelit të dytë, shtetasi K.M., 24 vjeç, banues në Durrës, ka tentuar të vjedhë me dhunë nën kërcënimin e një thike një sasi parash.

Menjëherë, në vendngjarje kanë shkuar Efektivët e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur kapjen e autorit, sekuestrimin e thikës dhe të parave”, sqaroi Policia nëpërmjet një njoftimi për shtyp. Kreshnik Margjoni, me origjinë nga Rrësheni dhe më banim në zonën e ish-Kënetës në Durrës, akuzohet për tentativë grabitjeje të armatosur e me dhunë.

Gjatë marrjes në pyetje në ambientet e Policisë, 24-vjeçari ka deklaruar se grabitjen e bankës kishte tentuar ta kryente në një moment dëshpërimi pasi kishte mbetur pa lekë. “Nuk kisha planifikuar asgjë. Gjithçka ndodhi në një moment dëshpërimi. Nuk u mendova gjatë dhe hyra në bankë.

Madje, nuk isha as i maskuar. Më duheshin paratë, pasi jam në gjendje të vështirë ekonomike dhe i papunë”, ka deklaruar ndër të tjera 24- vjeçari.

Ndërkohë, Policia po punon të mësojë për të kaluarën e shtetasit Kreshnik Margjonit, nëse ka kryer apo jo vjedhje apo grabitje të tjera. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2018, ora 09:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori