ZYRTARE/ Emrat e kandidatëve të PS në të gjitha qarqet; Shumica rikonfirmime, emrat e rinj

Partia Socialiste ka konfirmuar zyrtarisht emrat e 61 kandidatëve për të gjitha bashkitë, që garojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Drejtuesit politikë të 12 qarqeve, kanë folur para mediave, duke zbuluar emrat për secilën bashki, ku vërehet se shumica janë rikonfirmime të kryetarëve aktualë.

Nga 61 kandidatë, vetëm 17 janë emra të rinj.

Pas zyrtarizimit të emrave rezultoi se dy deputetët aktualë Benet Beci dhe Besjan Ajazi lënë mandatin e deputetit për t’u futur në garën e 14 majit, ndërkohë që Ermal Dredha është konfirmuar si kandidati i PS-së në Vlorë pas një përplasje disa vjeçare mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Dritan Leli.

Gjithashtu, bashkia Bulqizë ka surprizuar me emrin e një gruaje, pas arrestimit të ish-kryebashkiakut Lefter Alla. Bëhet fjalë për Festime Mjeshtrin.

Lista e plotë:

Qarku Shkodër: 

Bashkia Shkodër- Benet Beci.

Bashkia Malësi e Madhe – Tonin Marinaj  (rikandidon)

Bashkia Pukë – Gjon Gjonaj  (rikandidon)

Bashkia Vau i Dejës – Kristjan Shkreli

Fushë Arrëz- Frank Tuci (i rikandiduar)

Qarku Elbasan

Bashkia Elbasan- Gledian Llatja  (rikandidon)

Bashkia Belsh – Arif Tafani

Bashkia Cërrik – Andis Sala (rikandidon)

Bashkia Gramsh – Besjan Ajazi  (rikandidon)

Bashkia Librazhd – Mariglen Disha

Bashkia Prrenjas – Nuri Belba  (rikandidon)

Bashkia Peqin-Bukurosh Maçi  (rikandidon)

Qarku Dibër 

Bashkia Bulqizë – Festime Mjeshtri

Bashkia Dibër – Rrahim Spahiu

Bashkia Klos – Valbona Kola (rikandidon)

Bashkia Mat – Agron Malaj (rikandidon)

Qarku Lezhë: 
Bashkia Kurbin – Majlinda Cara

Bashkia Lezhë – Pjerin Ndreu

Bashkia Mirditë – Nrec Deda

Qarku Tiranë: 

Bashkia Tiranë – Erion Veliaj (rikandidon)

Bashkia Kamëz – Rakip Suli (rikandidon)

Bashkia Kavajë – Redjan Krali (rikandidon)

Bashkia Vorë – Blerim Shera

Bashkia Rrogozhinë – Edison Memolla (rikandidon)

Qarku Berat:

Bashkia Berat – Ervin Demo (rikandidon)

Bashkia Kuçovë –Kreshnik Hajdaraj (rikandidon)

Bashkia Poliçan – Adriatik Zotkaj  (rikandidon)

Bashkia Skrapar – Adriatik Mema  (rikandidon)

Bashkia Dimal – Juliana Memaj  (rikandidon)

Qarku Gjirokastër: 

Bashkia Gjirokastër – Flamur Golemi (rikandidon)

Bashkia Tepelenë – Tërmet Peçi (rikandidon)

Bashkia Dropull – Dhimitër Toli (rikandidon)

Bashkia Këlcyrë – Klement Ndoni (rikandidon)

Bashkia Libohovë – Leonard Hide

Bashkia Memaliaj – Gjolek Guci

Bashkia Përmet – Alma Hoxha (rikandidon)

Qarku Korçë

Korçë- Sotiraq Filo (i rikandiduar)

Pogradec- Ilir Xhakolli (i rikandiduar)

Devoll- Eduard Duro (i rikandiduar)

Maliq- Gëzim Topçiu (i rikandiduar)

Pustec- Palë Kolevski (i rikandiduar)

Kolonjë- Erion Isai (i rikandiduar)

Qarku Kukës

Bashkia Kukës – Safet Gjici (rikandidon)

Bashkia, Tropojë – Rexh Byberi (rikandidon)

Bashkia Has – Halit Mulaj

Qarku i Durrësit

Durrës- Emirjana Sako (i rikandiduar)

Shijak- Elton Arbana (i rikandiduar)

Krujë- Artur Bushi (i rikandiduar)

Qarku Fier

Bashkia Fier – Armando Subashi (rikandidon)

Bashkia Lushnje – Eriselda Sefa (rikandidon)

Bashkia Mallakastër – Qerim Ismaili (rikandidon)

Bashkia Roskovec – Majlinda Bufi (rikandidon)

Bashkia Patos – Fatjon Duraj

Bashkia Divjakë – Josif Goreja

Qarku Vlorë

Vlorë–Ermal Dredha

Selenicë – Nertil Bellaj

Delvinë – Besmir Veliu

Finiq – Kristo Kiço

Himarë – Jorgo Goro Goro

Konispol – Romeo Cakulli

Sarandë – Olti Caci