Tentoi të digjte fqinjët teksa ishte "tapë", arrestohet 38 vjeçari
Policia e Elbasanit ka arrestuar një 38-vjeçar, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se nën efektin e alkoolit, u ka hedhurtrup lëndë djegëse dy fqinjëvëe të tij, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Ç.Z dyshohet nën efektin e alkoolit, u ka hedhurtrup lëndë djegëse duke u shkaktuar dëmtime fqinjëve të tij shtetasve S. Sh. dhe K. Sh, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.

Po ashtu bëhet me dije se kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe i arrestuari është marrë në pyetje.
Shtuar më 14/01/2021, ora 16:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori