Tentoi të hidhej nga vinçi, ja historia e të përndjekurit Xhemal Zhuri
Një 60 vjeçar u ngjit sot tek vinçi afër Katedrales Ortodokse dhe kërcënoi se do të hidhet.

Shtetasi rreth 60 vjeç i identifikuar si Xhelal Zhuri, mund të jetë një ish i persekutuar dhe mosmarrja e shpërblimit nga shteti ka bërë që 60 vjeçari të kryejë këtë veprim.
Sipas policisë Zhuri ka marrë deri më tani 5 këste dhe se i ka ngelur vetëm i 6-ti.

Ndërkohë lidhur me të studiuese Kastriot Dervishi përmes një statusi ka zbuluar disa jeta nga jeta e të përndjekurit Xhemal Zhuri.

STATUSI:

Historia e të përndjekurit Xhemal Zhuri
Një ish i dënuar politik sot u orvat të vetëvritej.
Më poshtë po shkruaj pak rreshta nga pjesa e përndjekjes së jetës së tij. Është dënuar tri herë për arsye politike.

Fillimisht në vitin 1978 me 8 vjet burgim, për agjitacion e propagandë. Pas lirimit nga burgu, internohet. Në vitin 1984 dënohet me një vit burgim për largim pa leje nga vendi i internimit. Në vitin 1987 dënohet me 3 vjet heqje lirie, sërish për agjitacion e propagandë. Në vendimin e fundit, gjykata e deklaroi fajtor duke u shprehur se ai ishte nën ndikimin e "ideologjisë borgjezo-revizioniste", "kishte mbeturina të së kaluarës", ishte shkrehur kundër Ramiz Alisë dhe se vepra e tij përbënte "rrezikshmëri shoqërore.

Sigurisht ai është në të drejtën e vet të kërkojë dëmshpërblimin e vuajtjes së burgimit të padrejtë në forma proteste që janë të skajshme dhe të dhimbshme.
Shtuar më 23/02/2017, ora 21:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori