Ultrasit e Inter-it nuk falin kollaj, vjen reagimi i tyre ndaj fjalëve të Lukakut

Deklaratat e Lukakut të cilat janë duke u kthyer në lajmet kryesore të ditës, nuk e kanë prekur “Curva Nord”, ultrasit e Inter-it.

Tifozeria e “çmendur” e zikaltërve nuk kanë pranuar asnjë fjalë të ish-sulmuesit të tyre duke i llogaritur si fjalë boshe.

Ata kanë shpalosur një banderolë të madhe jashtë San Siros duke mos ndryshuar mendje rreth tij. Ultrasit nuk e kanë “përtypur” kollaj largimet e Conte, Hakimit dhe Lukakut, pasi ata e braktisën Interin papritur pothuajse në fund të merkatos duke mos i lënë kohë drejtuesëve të plotësonin vendet e braktisura nga ata.

“Nuk ka rëndësi kush ikën në shi, rëndësi ka kush qëndron në stuhi”, këto janë fjalët e “Curva Nord” drejtuar Lukakut./ h.ll/albeu.com


Shtuar 31.12.2021 14:03