Tentativa për vrasje e dy javëve më parë, kapet autori
Tentativa për vrasje e cila ndodhi vetëm dy javë më parë në një lokal në Vlorë, është arreestuar autori.

Ngjarja ndodhi më 6 Tetor dhe policia e Vlorës ben me dije se sot ne pranga ra shtetasi A. R., 46 vjeç.

Më datë 06.10.2019, në një lokal të lagjes “Partizani”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. R. ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë) duke plagosur rëndë shtetasin G. Ll., 46 vjeç, me banim në Vlorë.

Menjëherë në vijim të kësaj ngjarjeje është arrestuar në kushtet e flagrancës pronari i lokalit, i cili nuk ka bërë kallëzim pranë organeve të policisë dhe ka prishur gjithashtu edhe provat në vendngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të shtetasit A. R. për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2019, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori