Tentativa per te heshtur "Enciklopedine"
Albeu.com
Sipas akademikut shqiptar, Ali Aliu, një shtyerje kaq e gjatë e seancës dytë të Kuvendit të ASHAM mund të komentohet si përpjekje për të zbutur dëmin e madh që ndodh dhe për ta harruar gradualisht atë ashtu, siç harrohen edhe shumë gjëra tjera nga ne.
Akademikët shqiptarë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) nuk e përjashtojnë mundësinë që shtyerja e vazhdueshme e seancës së dytë të Kuvendit të kësaj akademie mund të ketë tendencë për heshtjen e këtij problemi, i cili nxiti reagime të mëdha të opinionin të brendshëm dhe të jashtëm.
Akademiku Ali Aliu, megjithatë thekson se nuk mund të ndodhin veprime për ta zbutur apo heshtur dëmin e shkaktuar, i cili ende mbetet pezull.

“Shtyerja kaq e gjatë mund të komentohet edhe si një tentim për ta zbutur krejt atë dëm që ndodhi dhe për ta harruar gradualisht atë, ashtu siç harrohen shumë gjëra tek ne”, pohoi ai për agjencinë e lajmeve INA. Aliu ka nënvizuar se seanca e radhës do të mbahet gjatë javës së ardhshme.

Megjithatë, nga selia e ASHAM është pohuar se takimi i radhës është shtyer për një afat të pacaktuar për shkak se, sipas tyre, po vazhdojnë konsultimet në kuadër të njësive të kësaj akademie.
“Mendimet e akademikëve duhej të dorëzoheshin deri në fillim të kësaj jave, por kjo nuk ndodhi sepse u kërkua kohë shtesë”, pohuan burimet e agjencisë në ASHAM.

Kryetari i Akademisë, Georgi Stardelov, paralajmëroi se ekspertiza e njësive duhej të kryhej gjatë kësaj jave, edhe pse deri më tani ai nuk ka dhënë asnjë përgjigje për këtë çështje. (ina)
Shtuar më 30/10/2009, ora 21:42
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori