Pengmarrja, Rizai: Isha i droguar, nuk arratisem më
Alket Rizai
Alket Rizai, një nga të burgosurit shqiptar i cili ka ngritur disa herë policinë greke në këmbë nuk ka dijeni për transferimin e tij në Shqipëri. Përmes një lidhjeje telefonike për "Gazetën Shqiptare", pak ditë pas publikimit të lajmit se shumë të dënuar shqiptarë jashtë Shqipërisë, do të kthehen që ta kryejnë dënimin në atdhe, Rizai thekson se ideja e kthimit të tij në atdhe është diçka e paarritshme dhe që nuk mund të realizohet.


"Nuk më ka thënë gjë askush për kthimin tim në Shqipëri. Unë nuk di gjë se pjesën tjetër të dënimit nuk do e kryej këtu ku jam. Është diçka e pamundur, sepse unë kam ende shumë gjyqe që nuk i kam mbyllur këtu në Greqi. Unë mund të transferohem në Shqipëri për ta kryer dënimin tim, vetëm nëse mbyll gjyqet që kam këtu", - rrëfen Rizai.

Sa i përket tentativës së fundit të arratisjes nga burgu,
Rizai pohon se ka qenë një veprim i gabuar i tij. "Jo, jo, nuk do arratisem më. Edhe herën e fundit që u arratisa, nuk mbaj mend gjë. Ishte diçka e gabuar, por isha nën efektin e drogës", - rrëfen për "GSH", Alket Rizai. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2013, ora 10:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori