Familja, krenaria ime! Eir paska gati projektin me të emën, Mimoza Ahmeti

Eir Plasari, vajza e Mimoza Ahmetit dhe Aurel Plasarit ishte e ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ditën e sotme ku foli për rrugëtimin e saj artistik dhe produktet e fundit që do të nxjerrë për publikun. Një shkrimtare me disa libra të publikuar, piktore po edhe kantautore, çfarë na sjellë sëshpejti Eir?

Ajo rrëfeu për një libër të cilin do e botoj dhe do e nxjerrë në shitje në ditët në vijim, por edhe për këngë të reja e ndoshta një album. Ndër të tjera, Eir zbuloi se në Qershor vjen edhe projekti në bashkëpunim me mamanë e saj; një lexim i poezive ku të dyja do të performojnë.

“Kemi menduar një projekt të lezetshëm për leximin e disa poezive sëbashku në Qershor. Unë nuk kam qenë shumë prezente në Tiranë sëfundmi për shkak të pandemisë dhe jo vetëm, por do të vijë në fund të Majit.”

Eir rrëfeu që i mungon shumë Tirana jo vetëm si qyteti i rritjes, por edhe për faktin se ndjen mall për gjuhën e nënës. Nga ana tjetër ajo nuk ngurroi të fliste dhe për familjen e saj duke shprehur:

“Ndoshta kur isha fëmijë, kisha më shumë dëshirë të rebelohesha si adoleshente. Tani e shoh si histori, historia e familjes sime është pasqyrë dhe reflekton personin tim. Një nga gjërat që më bën krenare është pikërisht kjo, jo vetëm prindërit por edhe gjyshërit që më kanë përcjellur jashtëzakonisht shumë.”

 


Shtuar 25.04.2022 18:25