Tensionohet situata para Ministrisë së Jashtme, Bushati del në rrugë
Update- Ashtu sikundër ishte paralajmëruar edhe më herët, raportohet se është tensionuar situata përpara Ministrisë së Jashtme, ku pritet që të mbërrijë ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias, për t’u takuar me ministrin Ditmir Bushati.

Protestuesit e Shoqatës Çamëria kanë bllokuar rrugën duke protestuar, ndërsa kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, i pranishëm në protestë, po debaton me policët. Protestuesit janë përplasur me policinë, ndërsa kjo e fundit nuk i ka lejuar që të kalojnë kordonin.

Jashtë institucionit ka dalë edhe vete ministri Ditmir Bushati për të takuar protestuesit. Ministri i Jashtëm i ka kërkuar Shpëtim Idrizit që të qetësojë protestuesit dhe të largohen për të hapur rrugën kur të mbërrijë ministri grek, Nikos Kotzias. /albeu.com/

Shtuar më 06/06/2016, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori