Tensionohet situata në Shkozë, policia rrethon banesat
Situate e tensionuar edhe kete mengjes ne Shkoze. Forca të shumta policie kanë rrethuar disa nga banesat që do të prishen nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Partia Demokratike ben me dije se drejt Shkozës është nisur edhe ish-deputeti demokrat Aldo Bumçi, ne mbeshtetje te banoreve qe protestojne kunder shembjes se banesave.

Banoret kane deklaruar se se IKMT ka njoftuar për t’u shembur disa nga banesatkuadër të projektit të Unazës Lindore të kryeqytetit, por sipas tyre nuk kane marre me pare vendimin.

Nje dite me pare pati tensione dhe perplasje mes banoreve dhe policise. Nderkohe qe rruspat shemben vetem njeren nga banesat. Banoret qendruan te ngujuar neper tarraca per te mos lejuar nderhyrjen e forcave te IKMT.


Shtuar më 17/10/2019, ora 08:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori