Shtëpia e barit në Shijak, dalin emrat, kush është pronari i banesës (pamjet)

Fredi Krasniqi është pronari i banesës në Shijak, ku policia gjeti sot qindar bimë narkotike. Fredi Krasniqi u arrestua ndërsa në kërkim është shpallur vëllai i tij Selman Krasniqi.

Sipas policisë kati i tretë dhe të katërt i vilës në fshatin Sallmone, ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.

Gjatë kontrollit në këto dy kate, u gjetën dhe u sekuestruan 444 bimë narkotike kanabis, 222 llamba elektrike dhe pajisje të tjera  që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike

Është ushtruar kontroll i imtësishëm në të gjitha ambientet e banesës. Në një ambient me mur të dyfishtë të kësaj banese është gjetur një arsenal armësh, 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik, granata dore,  jelek antiplumb, dylbi, muncion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

U arrestua F.K, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, S.K me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e armëmbajtjes pa leje. Dyshohet se armët e gjetura në këtë ambient mund të jenë fshehur nga pjesëtarë të grupeve kriminale.

Policia Durrës vijon veprimet e thelluara hetimore për të dokumentuar me prova ligjore autorësinë e vërtetë të posedimit të armëve me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve të tjerë të kësaj  ngjarjeje.


Shtuar 24.01.2023 10:45