Vazhdon
protesta e banoreve të astirit kundrejt ambasadorit të OSBE, i cili pak ditë më parë bëri gjestin e ulët duke ngritur
gishtin e mesit ndaj tyre.
Protesta po shoqërohet me tensione pasi policia tashmë ka dalë përpara grave që protestojnë, duke i shtyrë ato nga rruga.
"Atë
gishtin e ngriti dhe ndaj
jush, dhe ndaj nënave tuaja", ishte ajo çka
protestueset iu thanë punonjësve të policisë.
Protestueset kërkojnë që Borchardt të largohet sa më parë nga Shqipëria, pasi veprimi i tij është i pafalshëm.
Shtuar më 24/10/2019,
ora 09:39