Tensionohet gjendja e sigurisë në Karadakun e Preshevës
Albeu.com
Ditëve të fundit, në Karadakun e Preshevës, situata e sigurisë është në tensionim e sipër. Zeçirja Rashiti - kryetar i Bashkësis Lokale në Caravajkë, për situatën e krijuar fajëson pjesëtarët e forcave serbe të sigurisë të cilat, që nga viti 2001, janë dislokuar në këtë rajon.Rashiti thotë se për tensionimin e situatës ka njoftuar organet e vetadministrimit lokal, si dhe përfaqësuesit e subjekteve politike që veprojnë në Komunën e Preshevës.
Kryetari i BL të Caravajkës ka ftuar organet përgjegjëse të sigurisë për parandalimin e tensionimit të mëtejmë të gjendjes në këtë zonë. Në Karadakun e Preshevës, pas përfundimit të konfliktit të armatosur mes forcave serbe të sigurisë dhe ishpjestarëve të UÇPMB-së, në vitin 2001, është kthyer një numër simbolik i banorëve shqiptarë nga qendrat e ndryshme ku ata ishin strehuar. rtk
Shtuar më 15/10/2005, ora 21:21
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori