Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë në Mesdhe vazhdojnë me tone të nxehta.
Presidenti i Francës Emmanuel
Macron shprehu mbështetjen e tij të plotë për Greqinë kundër
provokimeve Turke, në deklaratat e tij pas Samitit të BE.
"Ne u kthyem në çështjen e Turqisë pas konkluzioneve të 2
tetorit dhe posaçërisht pas rifillimit të veprimeve të njëanshme dhe
provokimeve nga ana e Turqisë, në mënyrë që të riafirmojmë shumë qartë qëllimin tonë për dialog.
Por konkluzioni ynë është se pas përfundimeve të 2
tetorit, Turqia vendosi të vazhdojë me të njëjtat metoda dhe, prandaj rikonfirmoj mbështetjen tonë për Qipron dhe Greqinë, dhe synimet tona për të mos u lëkundur përballë këtyre
provokimeve.
Ne do t’i kthehemi kësaj çështje me vendime në muajt e ardhshëm, në varësi të zhvillimeve të sjelljes së Turqisë", tha
Macron.
Shtuar më 16/10/2020,
ora 17:05