Tensionet me Greqinë/ Si e komenton Pangallos kërkesën e Ramës për ligjin e luftës
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Theodhoros Pangallos, i vlerëson si të pakuptimta kërkesat e Kryeministrit Edi Rama në lidhje me heqjen e Ligjit të Luftës me Shqipërinë nga Parlamenti grek.

Në një shkrim të botuar në të përditshmen greke “To Vima”, publikuar sot në “Panorama” Pangallos shprehet se këto pretendime të paraqitura nga Kryeministri shqiptar, në formën e paketës, janë frymëzim turk, e cila nga ana e saj kërkon që të zhvillojë negociata jo mbi bazën e kuadrit ligjor, por të mbështetura në raportin e forcës.

Pangallos ngre pyetjen në shkrimin e tij nëse a e ka siguruar me të vërtetë Shqipëria e zotit Rama një raport të tillë?!

Apo ndoshta mbështetet te premtime marrëdhëniesh të paligjshme, që mund të rezultojnë të kota dhe fatale?! Jo pa ironi, ish-ministri grek i Jashtëm i PASOK-ut shprehet se hera e fundit që Shqipëria lidhi aleancë kundër Greqisë, ishte me Italinë e Musolinit.

Pangallos, duke bërë një historik të marrëdhënieve shqiptaro¬-greke, shkruan se në vitin 1996 realizon vizitë zyrtare në Tiranë Presidenti i Republikës së Greqisë, Kostis Stefanopoulos. Ministrat e jashtëm të të dy vendeve, Pangallos dhe Serreqi, nënshkruan “Traktatin e Miqësisë, të Bashkëpunimit dhe të Fqinjësisë së Mirë”./Panorama/

Shtuar më 10/01/2017, ora 08:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}