Tensione të forta në Kuvendin shqiptarë; opozita bojkoton seancën
Albeu.com
Rikthehen tensionet në Kuvendin e Shqipërisë. Fyerjet respektive midis deputetit demokrat Sali Shehu dhe atij socialist Erion Brace e kanë transformuar Kuvendin në një farsë.Seanca plenare u bojkotua dje nga blloku opozitar pasiqë akuzat deliruan deri në fyerje personale. “Je një majmun, një pis. Sus po të them!”, ishte një prej debateve konstruktive ne punimet e djeshme kuvendore.

“S’ka më konsensus me ne për asgjë”, ishin fjalët me të cilat nënkryetari i deputetëve të PS-së, Erion Braçe reagoi përpara Kryeministrit Berisha para se të merrej vendimi për bojkot.

Tensioni në Parlament kulmoi në castin kur u diskutuan kërkesat e opozitës për ngritjen e tre komisioneve hetimore parlamentare, atë për procedurat e shitjes së Albtelekomit, për procedurat e fillimit të punës për ndërtimin e TEC-it të Vlorës si edhe për hetimin e shpenzimeve të buxhetit të shtetit. Kërkesës iu shtua pretendimi demokrat për ta nisur komisionin që nga viti 2001.

Debat pati për futjen në rendin e ditës të ngritjes së komisionit hetimor për procedurat të tenderimit të rrugës, Durrës-Kukës. E majta kërkoi që me cështjen të merret Prokuroria kurse të djathtët transparencë.
Shtuar më 02/10/2007, ora 09:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori