Një anije
luftarake ruse është parë të ndjekë atë
amerikane USS Harry S. Truman në ujërat e detit
Mesdhe.
Video e publikuar nga reporterët e ITV shfaq anijen
luftarake ruse Yaroslav Mudry në distancë teksa ndjek mjetin lundrues amerikan.
Pasi u nis nga Norfolku i Virginia-s në SHBA në prill, Harry S. Truman ka mbështetur sulmet e ndërmarra ndaj objektivave të ISIS në Siri në kuadër të Operacionit Zgjidhja e Menjëhershme, rol të cilin e ka luajtur për herë të fundit në vitin 2016.
Aeroplanmbajtësja
amerikane me vlerë 4.5 miliardë dollarë është përcaktuar që të “projektojë praninë dhe fuqinë
amerikane në çdo breg” sipas marinës
amerikane.
"Ky është grupi më i madh
bombardues që lundron përtej brigjeve lindore
amerikane prej shumë kohësh” tha admirali Gene Black, komandant i grupit
bombardues të aeroplanmbajtëses.
Prania e grupit
bombardues është një mesazh i qartë gjithashtu edhe ndaj Moskës.
Shtuar më 14/05/2018,
ora 08:52