Deputetët e Kuvendit i janë rikthyer sot kërcënimeve dhe fjalorit banal. Zëvëndësimi i anëtarit të LSI-së në Komisionin e Zgjedhjeve është bërë objekt debati në seancën e sotme ku deputetët kanë shkëmbyer sharje në drejtim të njër--tjetrit.
Deputeti i PD-së Dashnor
Sula, ka fyer më pas edhe kërcënuar deputetin
socialist, Taulant Balla duke e sharë atë nga motra.
“Ta q.. motrën. Po je burrë hajde dalim jashtë”, i ka thënë
Sula deputetit
socialist, duke vazhduar me fyerjet dhe me shenjat kërcënuese, shkruan Tema.
Është dashur ndërhyrja e deputetëve të tjerë për të qetësuar disi situatën. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2013,
ora 18:43