Kryetari i Kuvendit Gramoz
Ruçi ka ndërprerë
seancën për 15 minuta, pas bllokimit që deputetja Rudina
Hajdari i ka bërë foltores.
“U lutem që ti thërrisni koshiencës tuaj, seanca ndërpritet për 15 minuta”, u shpreh
Ruçi, që shtoi se kjo është hera e parë që kjo situatë ndodhë nga një deputete femër.
“Shumë mirë që keni të drejtën për të bërë replikë. Por keni 10 minuta që zaptoni
foltoren e Kuvendit dhe duhet të dini ç’masa merren. Është hera e parë që një zonjë deputete bllokon
foltoren.
Uluni zonja
Hajdari. Edhe njëherë ju bëj apel, ndërpres
seancën cerek ore që ti thërrisni koshiencës tuaj se jeni në kundërshtim me rregulloren”, u shpreh më tej
Ruçi.
Në fjalën e saj
Hajdari ka kërkuar që të ndërpritet seanca plenare, dhe të mos kalojnë ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor.
Shtuar më 05/10/2020,
ora 12:22