Tensione edhe në Bilisht: Rrethohet KZAZ-ja
Tensionet kanë filluar edhe në Bilisht. KZAZ-ja është rrethuar nga mbështetës të PD-së, të cilët kërkuan largimin e materialeve zgjedhore duke theksuar se nuk do të lejonin zhvillimin e zgjedhjeve.

Raportohet se forca të shumta të Policisë së Rendit dhe Forcat Speciale kanë rrethuar KZAZ 70 të qytetit, për të penguar protestuesit, të cilët tentojnë të bllokojnë punën, duke zbatuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Mësohet se KZAZ 70 është vendosur në ndërtesën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, ndërsa është hapur dhe po vijon punën.
Shtuar më 19/06/2019, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori