Tahiri reagon ndaj dënimi: Ndiqni LIVE konferencën
Tension në Shkodër, protestuesit kërkojnë të hyjnë brenda bibliotekës (FOTO LAJM)

Protestuesit dhe militantët e PD në Shkodër kanë tentuar të hyjnë brenda ambjenteve ku po zhvilohet mbledhja për konstituimin e këshilit bashkiak.

Janë qindra qytetarë të cilët janë duke protestuar që po përballen me forca të shumta policie.

Mbledhja po mbahet pikërisht pranë bibliotekes së Universitetit të Shkodrës.

Mbledhja ishte planifikuar që të mbahej në Prefekturë, por përpara kësaj godine Partia Demokratike kishte lajmëruar se do të zhvillonte protestë.

Kjo lëvizje e maxhorancës mund të jetë bërë dhe për shmangien e një konflikti mes militantëve, pasi priten tensione.

Shtuar më 19/08/2019, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori