Tension në Porto Romano, përmbyset një autobot me gaz
Pëlqej
Një autobot me gaz është përmbysur sot në Porto Romano, por fatmirësisht pa shkaktuar lëndim personash.

Sipas policisë së Durrësit, autoboti është rrëzuar pasi është mbushur me gaz. Edhe pse dy zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje, policia saktëson se nga përmbysja nuk ka rrezik për rrjedhje gazi.

Ndërkaq blutë e qytetit bregdetar po hetojnë për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
Shtuar më 23/08/2014, ora 22:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori