Përleshja e bujshme e Lacazette dhe Cedric në stërvitje, publikohen pamjet (VIDEO)

Dokumentari “All or Nothing”, që këtë sezon iu kushtua Arsenalit e ka nxjerrë një sekuencë jo shumë të këndshme brenda seancave stërvitore të klubit. Bëhet fjalë për një përleshje që ndodhi në mes të Alexandre Lacazette dhe Cedric Soares.

Dyshja u konfrontuan fizikisht dhe, për ta ndalur një eksalim të situatës, u desh ndërhyrja e pjesës tjetër të skuadrës. Gjithçka duket se filloi pas një ndërhyrjeje jo të arsyeshme të francezit në njërin prej lojtarëve të “topçinjve”.

Sulmuesi dukej i “mbushur” mllef dhe e goditi qëllimshëm në këmbë lojtarin duke e rrëzuar përtokë. Ky moment duket se kaloi, mirëpo një më i rëndë ndodhi pas pak tashmë lojtari i Lyonit kapi nga fyti mbrojtësin anësor.


Intervenimi i shpejtë i pjesës tjetër të skuadrës e qetësoi situatën, mirëpo tregoi shumë për klimën brenda kampit stërvitor të londinezëve.