Tension në Vjenë, Beogradi kërkon nga Kosova njohjen e rezolutës 1244
Albeu.com
Ka degjeneruar në fyerje takimi i drejtpërdrejtë midis Prishtinës dhe Beogradit në Vjenë. Gjithcka ka nisur teksa Boegradi ka kërkuar nga Ekipi i Unitetit njohjen e rezolutës 1244, që e konsideron Kosovën si pjesë të Serbisë.Burime nga takimi deklarojnë për gazetën “Zëri” se anëtarët e Ekipit të Unitetit e kanë kundërshtuar me forcë aktin provokativ serb dhe kanë kërkuar të hidhen për diskutim 14 pikat e Treshes ndërmjetësuese.

Mirëpo, pala serbe ka hedhur poshtë të gjitha pikat një nga një dhe ka vijuar të kërkojë nga Kosova njohjen e rezolutës 1244.

Kjo ka detyruar anëtarët e Ekipit të Unitetit që të reagojnë me forcë kundrejt rezolutës dhe qëndrimit serb.

Sipas burimeve të gazetës "Zëri", debati ka degjeneruar dhe ka pasur edhe fjalor të rëndë dhe provokues .

Ndërkohë mësohet se treshja nuk ka qenë aspak e aftë të ndërhyjë për të qetësuar situatën.
Madje përfaqësuesi rus i Treshes, Aleksandar Harcenko kur ka marrë fjalën ka devijuar nga qëndrimi i tij prej ndërmjetësi në një qëdrim krejt të anshëm pro palës serbe.
Shtuar më 23/10/2007, ora 22:17
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori