Tension në Kuvend,Tahiri: Maxhoranca do të bëjë Reformën në Drejtësi, të tjerët “suksese në jetë”
Ka vazhduar me tone shumë të forta debati në seancën parlamentare që po zhvillohet direkt nga kuvendi i Shqipërisë.

Fjalën e rradhës e mori ministri Tahiri i cili me tone të ashpra ju drejtuar Blushit duke e nxjerrë si shembullin më të keq të politikës shqiptare pasi sipas tij vjell vetëm vrer dhe mashtrime për të nxjerrë keq qeverinë Rama.

Gjatë fjalës së tij Tahiri bëri sërish thirrje që të gjithë njerëzit të cilat kanë fakte mbi afera kriminale të zyrtareve të qeverisë të drejtohen në prokurori dhe ti vërtetojnë ato.

Sipas Tahirit në sallën e kuvendit ndodhen dy palë, dy grupe, duke iu referuar pozitës dhe opozitës ku, sipas tij opozita është ajo që po punon kundër reformënDrejtësi.

Kjo akuzë ka irritur deputetët e opozitës ndër to Jozefina Topallin, të cilët kanë dalë në foltoren e kuvendit dhe kanë kërkuar ndërprerjen e seacës.

Pavarësisht tensionit të kërkuar Tahiri merr sërish fjalën dhe citon: “Kjo maxhorancë do të bëjë ReformënDrejtësi, ju të tjerët suksese në jetë!”/albeu.com/
Shtuar më 02/02/2017, ora 12:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori