Moti do të nisë i kthjellët, prej orëve të mesditës e kryesisht ato të pasdites, do të ketë shtim vranësirash
mesatare deri të dendura.
Në orët e vona të mbrëmjes përgjatë vijës bregdetare reshje shiu me intensitet të ulët. Përgjatë luginave të lumenjve e pranë sipërfaqeve ujore prani e mjegullës së dendur e mjegullinës. Gjatë mëngjesit e mbrëmjes në
zonat malore e lokalisht deri në
zonat e ulëta ngrica.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në
vlerat minimale por mbeten konstante në
vlerat maksimale duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -12°C deri në 6°C.
Era do fryjë e lehtë dhe
mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë deri në mesditë.
Shtuar më 18/01/2021,
ora 08:12