Sulmet kibernetike, Peleshi: Sistemet e ushtrisë nuk janë prekur, territori ynë i paceueshëm

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka folur në lidhje me sulmet kibernetike të kryera së fundmi nga Irani. Ai tha se sistemet ushtarake nuk janë prekur pasi janë më specifike dhe të shkëputura nga ato të qeverisë.

“Sistemet tona kibernetike ushtarake, nuk janë prekuar as herën e parë dhe as tani. Janë të mbrojtura sepse janë më të sofitikuara dhe të shpëkuptura nga sistemete te tjera. Sa I takon rritjes së mbrojtjes, jemi në zbatim të një projekti shumë të madh me vlerë 24 milionë dollar, që synon ngrutjen e qendrës ushtarake kiberentike dhe aftësimin e stafit. Do të hapim masteri e dytë të sigurisë kibernetike”, tha Peleshi.

Ai gjithashtu u pyet për cënimin e sigurisë fizike, ku u shpreh se përderisa jemi anëtarë të NATO-s, jemi të pacenueshëm.

“Jemi aëtarë të NATOS, jemi të paprekshëm, të paceueshëm. Edhe kosova që është në qendër të agjendës tonë, ka një prexence të KFOR që e bën të sigurt. Jetojmë në Ballkanin Perëndimor, dhe është në radhë të dytë për prishjen e ekuilibrave gjeopolitikë”, u shpreh Peleshi./albeu.com


Shtuar 14.09.2022 12:52