Temperaturat pësojnë rritje, por sërish ftohtë: Si do jetë moti sot
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të qëndrueshëm por shumë të ftohtë.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -11°C në -1°C, në zonat e ulëta nga 02ºC në 07°C dhe në zonat bregdetare nga 06°C në 08°C.

Era do të fryjë në drejtim Lindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 1 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -10°C në -3°C dhe në zonat e ulëta nga -07°C në 00°C.
Shtuar më 17/02/2021, ora 08:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori