Temperaturat në rënie, si do të jetë moti për ditën e sotme
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu me intensitet të ulët.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 03ºC deri në 15ºC, në zonat e ulëta nga 07ºC në 20 ºC dhe në zonat bregdetare nga 10C në 22ºC.

Era do të fryjë në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 5 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat mund të sjellin reshje lokale.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 03ºC deri në 12ºC dhe në zonat e ulëta nga 06ºC në 14ºC.


Shtuar më 15/11/2019, ora 08:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori