17 Maj i dytë me Bashën? Edi Rama: Kur te dojë opozita, jam i gatshëm!

“Fallxhoret i ka Presidenti dhe unë nuk hedh fall…”

Kryeministri Edi Rama ka thënë për herë të parë se është i hapur për të pranuar propozimin nëse i bëhet për ripërsëritjen e një “17 Maji” të dytë.

Rama tha se nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta pret gjithçka, pas pyetjes së bërë nga gazetarët sipas të cilëve kreu i shtetit kërkon shpërndarjen e Parlamentit.

“Kundërsulm është term sportiv dhe ushtarak. Fallxhoret i ka Presidenti dhe unë nuk hedh fall.

Nuk kam asnjë surprizë dhe nga Presidenti pres gjithçka edhe sikur të deklarojë mbylljen e gjithë kufijve.

Më i mirë i mundshëm edhe në ato kushte ishte për opozitën, por për Shqipërinë jo. Në çdo sekondë jam gati të bëj marrëveshje me opozitën.

Zgjedhjet e parakohshme janë marrëveshje me popullin shqiptar dhe kam vetëm një gjë në kohë, procesin e rindërtimit”, tha Rama.


Shtuar 18.02.2020 21:34