VIDEO/ Çikago goditet nga tornadot, bien sirenat e alarmit në qytet

Çikago është goditur nga moti i keq me shi të dendur dhe erëra të forta. Në qytet të mërkurën, u dëgjuan sirenat për të paralajmëruar banorët për tornadot që do të goditnin qytetin.

Të paktën tetë tornado goditën zonën më të gjerë të metropolit amerikan, raportojnë mediat lokale.

 

Edhe pse sinoptikanët thonë se intensiteti nuk do të jetë aq i madh sa stuhitë që goditën qytetin në fillim të këtij muaji, efektet janë intensive.

Dje, e mërkurë, një tornado me shpejtësi ere që kalon 150 kilometra në orë goditi zonën Elgin në perëndim të Çikagos.

Një numër i madh shtëpish u dëmtuan rëndë, megjithëse nuk u raportua për viktima.
Skena ishte e ngjashme në Hadley, ku tornadot dëmtuan shtëpitë dhe shkulën pemët.

Në të njëjtën kohë, pasagjerët në aeroportin e ngarkuar O’Hare duhej të gjenin një vend të sigurt për t’i shpëtuar motit të keq.

Mijëra njerëz u prekën nga ndërprerjet e energjisë elektrike që nga mbrëmja e së mërkurës./Albeu.com.


Shtuar 13.07.2023 22:30