Temperaturat do pësojnë rënie, si pritet të jetë moti sot
Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por që në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 13ºC në 29ºC, në zonat e ulëta nga 19ºC në 35ºC dhe në zonat bregdetare nga 21°C në 36ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 13ºC deri në 26ºC dhe në zonat e ulëta nga 18ºC në 28ºC.
Shtuar më 13/07/2020, ora 08:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori