Temperatura deri në 39°C, si do të mbajë sot moti
Deri në orët e mesditës">mesditës vendi ynë në pjesën me të madhe do të jetë në dominimin e kthjellimeve.

Sipas MeteoAlb do të shfaqen vranësira të pakta gjatë mesditës">mesditës dhe pasdites në zonat malore duke sjellë reshje të izoluara në skajin Verior.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi deri 28 km/h nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.

Shtuar më 14/08/2020, ora 08:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori