"Telenovela" Bajraba vazhdon
Partia Demokratike ka vijuar edhe sot të akuzojë kreun e partisës Socialiste Edi Rama se mori në mbrojtje Sekretarin e Partisë Socialiste për Çështje Sociale Kosta Barjaba.

Zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi parashtroi një sërë pyetjesh kreun e socialistëve në lidhje me të ardhurat e tij dhe të bashkëshortes Linda Basha.


“Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë këtyre ditëve nga resorti luksoz ku po kalon pushimet dimërore, mori në mbrojtje me të gjitha mënyrat Sekretarin e Partisë Socialiste për Çështje Sociale Kosta Barjaba i cili u arrestua në flagrancë tek vidhte së bashku me të shoqen, kjo e fundit këshilltare dhe zëdhënëse e këshilltarëve të Partisë Socialiste në Bashkinë e Tiranës dhe punonjëse në selinë e Partisë Socialiste dhe vajzën e tij studente në Universitetin e Stanfordit. Në mbrojtje të xhepistit ordiner Barjaba, z. Rama u deklaroi shqiptarëve se ai kishte kryer një xhest të papranueshëm, cënimin e pronës private prej 238 dollarësh dhe se sipas z.Rama, Barjaba nuk qenka problemi i Shqipërisë”, tha zëdhënësja e PD-së. /albeu.com/



Sipas saj, bazuar në këtë qëndrim të Rames, Partia Demokratike fton shqiptarët t’i shtrojnë këto pyetje kryetarit të PS-së Edi Rama.


“1- Cili është burimi i 100 milion lekëve të huasë pa interes që zonja Lindita Basha ka deklaruar në ILDKP. A eshte e lidhur kjo shumë me veprimtari të përbashkëta me Barjabën? 2- Për ç’ arsye kjo shumë nuk është transferuar nëpërmjet bankave? 3- A janë këto 100 milonë lekë para’ të pastra të tatuara apo para’ të fshehura e të lara? 4- A mund të bësh transparencën para publikut historikun e pallatit të Linda Bashës? 5- Leja për pallatin ishte apo jo në konflikt interesi dhe a janë zbatuar kërkesat e ligjit në rastin e pallatit të bashkëshortes tënde dhe nëse ky pallat apo leja e ndërtimit ishin pajë e ndonjërit partner prej jush? 6-Bashkëshortja jote Lindita Basha, sa projekte ka përfituar nëpërmjet Kosta Barjabës dhe a ka ndarë me të shuma të këtyre projekteve? 7- Për mëse dy javë me rradhë, nxjerr zëdhënësin tënd të paguar për të shpifur për të ardhura të familjarëve të kryeministrit të realizuara nga: Veprimtari profesionale, mësimdhënie, botime, qera apartamentesh, trashëgimi familjare, burime tërësisht të ligjshme lehtësisht të verifikueshme të deklaruara në çdo qindarkë, në tatime të kalura të gjitha nëpërmjet sistemit bankar të deklaruara në çdo qindarke në ILDKP dhe të verifikuara nga ky institucion”.

Shtuar më 09/01/2013, ora 16:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori