Telekomi i Serbise shtrin kabllo edhe ne Kosove
Albeu.com
Serbia ka zgjeruar rrjetin e telefonisë së saj në Kosovë. Krahas shtrirjes së telefonisë mobile, së fundmi po shtrihen 40 kilometra kabllo fijesh optike në brendësi të Kosovës, transmeton Top Channel dhe shton... se ato fije optike shkojnë deri në urën kryesore që ndan Mitrovicën.
Ky rrjet mbulon tre komuna në veri të lumit Ibër, si dhe Graçanicën, Shtërpcën, etj.

Në Kosovë ilegalisht kanë hyrë tre operatorë të telefonisë mobile nga Serbia.
Humbjet materiale që u shkaktohen operatorëve të Kosovës janë të mëdha dhe vlerësohet se ato shkojnë deri në 20 milionë euro ne vit.
Shtuar më 05/02/2010, ora 00:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori