Telekamerat do te vezhgojne qytetaret, projektligji: Filmimet, prove ne hetimet e prokurorise
Albeu.com
Jeta e qytetareve shqiptare do te filloj t'i ngjaj nje "Kafazi te madh te arte" nen mbikqyrjen e kamerave. Ata do te fillojne te jene te vezhguar per pjesen me te madhe te aktivitetit te tyre publik perreth institucioneve shteterore dhe atyre private apo edhe ne rruge.Komisioni parlamentar i sigurise kombetare ka miratuar dje ne parim projektligjin e paraqitur nga Ministria e Drejtesis dhe ajo e Rendit, per "Perdorimin e mjeteve te videombikqyrjes ne vende publike e private".

Filmimi Ky projektligj parashikon instalimin e videombikqyresve ne ambjentet publike dhe private, gje qe do ti bej qytetaret me te kontrolluar. Shkak eshte rritja e sigurise publike ne zbulimin dhe parandalimin e krimieve. Perpos kesaj, filmimet do te perbejne edhe element te proves per drejtesine ne rastet kur qytetaret shkelin ligjin. Ne ambjentet publike projektligj parashikon instalim te detyrueshem te "kamerave", ndersa subjektet private me pare duhet te marrin leje per instalimin e tyre.

Sipas p/ligjit, leja e instalimeve te videokamerave merret ne drejtorine e policise se qarkut, pasi kjo e fundit te kete marre miratimin e Prokurorise. Materialet filmike duhet te depozitohen ne drejtorine e Policise se qarkut brenda 60 diteve. Ne projektligj eshte parashikuar qe ne rast se subjektet private shkelin ligjin Drejtori i Policise se Qarkut ka te drejten per te ndermarre sanksionet dhe masat qe do te merren ndaj tyre. Ne rastet kur materiali i paraqitur do te kete prova qe vertetojne shkeljen e ligjit nga qytetaret, atehere ato do te dergohen Prokurori.

Roli i cunguar i prokurorise Relatori i ketij projektligji ne komisionin e sigurise kombetare, Piro Lutaj, nenvizoi se roli i prokurorit, sanksionet dhe masat qe parashikohen nuk jane te qartesuara ne kete projektligj. "Problemi i pare qe verehet ne kete projektligj eshte ai i menjanimit ne disa vende te prokurorit, i cili eshte institucioni i cili merret direkt me zbatimin e ketij ligji. Prandaj une mendoj se perfshirja e prokurorit duhet te jete me e qarte ne nenet e tij", tha Lutaj. Problemi i dyte sipas Lutaj qendron te vendosja e sanksioneve.

Shkelje e lirive?! Gjate diskutimit te djeshem problemi qe u ngrit nga anetaret e komsionit ishte shkelja e te drejtave dhe lirive te njeriut, duke permendur rastin e mbikqyrjes se semaforeve. Sipas komisionereve te sigurise, kamerat nuk duhet te filmojne pasagjeret e automjetit qe shkel rregullat e qarkullimit rrugor, por vetem automjetin. Eksperti i Ministrise se Drejtesise Ardit Hysi u shpreh se ne rastet te tilla do te kerkohen videokamera te cilat te fiksojne vetem targat e makinave. Lidhur me "friken" e perdorimit te materialeve per shantazhe ai tha se kjo eshte e denueshme. G. Shqiptare
Shtuar më 05/10/2005, ora 14:24
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori