"Telegraph" rendit Shqipërinë mes 12 destinacioneve të aventurës me kroçerë
Për herë të parë Telegraph ka përfshirë në listën e destinacioneve të preferuara nga kroçierat edhe Shqipërinë.

Prestigjiozja britanike Telegraph, ka hartuar një listë me 12 destinacionet më të preferuara për kroçierat dhe Shqipëria gjendet mes tyre.

Në listën e hartuar nga "Telegraph", vendi ynë renditet pas Greqisë dhe Kroacisë.

“Shqipëria, vetëm së fundmi është hapur për turistët, pasi për shumë kohë ka qenë e rrethuar nga misteri".

Përtej plazheve të pashkelura dhe të qeta, ngrihen rrënoja të vjetra greko-romake dhe site arkeologjike që nuk i keni ndeshur më parë.

Shqipëria gjendet në listën e kroçierave të linjës Seabourn, ndërsa P&O ka deklaruar se do të vazhdojë ta përfshijë këtë vend në listat e saj”, shkruan Telegraph për Shqipërinë.

Më pas lista vazhdon me destinacionet që mund të përshkohen në Spanjë, itali, Afrikën e Jugut apo në Korsikë. "Telegraph" shkruan se numri i destinacioneve në Mesdhe vetëm sa vjen dhe do rritet dhe kroçierat do të kthehen në zgjedhje tërheqëse.

Sipas të dhënave të portit më të madh në vend, atij të Durrësit deri tani në kalatat e tij janë ankoruar 11 kroçiera, ndërsa deri në muajin nëntor pritet të mbërrijnë edhe 15 kroçera- raporton revista "Monitor" e cila ka bërë dhe përkëthimin e artikullit të realizuar nga "Telegraph".
Shtuar më 26/07/2016, ora 10:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori