I vihet tritoli një banese në Durrës
Tela me gjemba të ushtrisë, Rama përgatitet për "luftë" tek kryeministria

Policia po merr masa ekstreme sigurie tek Kryeministria ku pritet të fillojë protesta e opozitës. Forcat e rendit kanë të dhëna se kjo nuk do të jetë një protestë edhe aq paqësore siç kanë qenë të tjerat kështu që po marrin masa të forta për të parandaluar çdo përshkallëzim të saj.

Aktualisht, në dyert hyrëve të Kryeministrisë janë vendosur tela me gjemba nga ato që përdor ushtria në raste konfliktesh apo pengimi kalimi, të cilat nuk janë parë kurrë më parë në zyrat e shtetit.

Po ashtu, mijëra policë dhe qindra forca speciale gjenden pranë perimetrit të zyrës së Ramës për të ndërhyrë në raste të agravimit të situatës. /albeu.com/

Shtuar më 16/02/2019, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori